E trishte per popullin shqiptar! Ben Blushit i ndodh e keqja e madhe ne familje

Së fundmi u publikua një lajm i trishtë që tronditi botën e artit dhe jo vetëm.

Burimet bëjnë me dije se ka ndërruar jetë në moshën 100 vjeçare, shkrimtarja e shumënjohur Mynever Shuteriqi, bashkëshortja e akademikut dhe shkrimtarit të shquar Dhimitër Shuteriqi.

Mynevere Shuteriqi lindi Gjirokastër më 21 qershor 1924. Babai i saj, i punësuar si nëpunës pyjesh, rridhte nga një familje e mesme, por goxha e vlerësuar në qytet.

Mynevere Shuteriqi është gjyshja e shkrimtarit e politikanit Ben Blushi.

Vitet e fëmijërisë Myneverja i kaloi në Delvinë, ku u transferua i ati. Pasi mbaroi shkollën fillore me një mesatare të lartë, ai e regjistroi në Institutin Femëror në Tiranë, i cili quhej Instituti Femnor “Nana Mbretneshë” në kohën e Zogut.

Më 1943, kur Myneveri ishte në maturë, momenti kur shkolla Normale u mbyll. Diplomën e mori pas çlirimit si shumë të tjerë.

Pas vdekjes së Dhimitrit, Mynevere botoi librin me kujtime “Një jetë në dashuri”, në të cilin jepen episodet e veçanta të një jete të përbashkët, duke skicuar njëherësh një portret të pazakontë të Shuteriqit, të dashuruar me gjithçka të bukur e të shtrenjtë dhe të Shuteriqit punëtor të palodhur të kulturës shqipe.

Ajo, gjithashtu, punoi pa reshtur për të nxjerrë më në dritë veprën e tij me kujdesin për botimin e teksteve që i kishte lënë gati për botim, me përgatitjen e atyre që la në dorëshkrim, me zbulimin e teksteve të reja dhe me sistemimin e ditareve e të shkrimeve të panjohura të tij, disa prej të cilave janë botuar në shtypin e përditshëm.