Ky është 34-vjeçari qe q lloi te dashurën dhe veten ne Shkoder! 44-vjeçarja nënë e 3 fëmijëve, e ndare dhe (DETAJET)

Anila Ndoka Prendushi, ishte nenë e 3 fëmijëve dhe prej 6 vitesh ishte e divorcuar. Prej 5 vitesh bashkëjetonte me Kolë Manaj.

VIJON….

Shkodra është tronditur ditën e sotme pas një ngjarje të rëndë të ndodhur në lagjen ‘Mark Lula’.

Mësohet se Kole Manaj, ka qëlluar me plumb në kokë të dashurën Anila Prenushi dhe më pas veten e tij.

E reja është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa 34-vjeçari ka humbur jetën.

Krimi ka ndodhur në makinën e tyre tip ‘Tiguan’ dhe aty është gjetur edhe arma, tip pistoletë.

Policia dhe hetuesit ndodhen në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak/ Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.