Parashqevi Simaku duke kënduar, ndërsa krah saj performon si instrumentist ish-bashkëshorti i saj, Roberti.
Kjo duket në videon e publikuar nga RTSH ditën e sotme, ku Parashqevia konkurron në edicionin e 35-të të Festivalit të Fundvitit, në vitin 1996! Ajo shfaqet mjaft elegante me një fustan të zi ngjitur pas trupi, tepër modern për kohën.
Ditët e fundit, Simaku është kthyer në kryefjalë të mediave, pasi u zbulua se jetonte si e pastrehë në SHBA.
Personat që kanë folur me të, kanë treguar se artistja u ka rrëfyer se qëndron vazhdimisht në një stacion treni duke pritur për djalin e saj, Luke.
Pas divorcit me Robert, gjykata në Amerikë ia kaloi kujdestarinë e djalit këtij të fundit.
Pas zhurmës në rrjet lidhur me fatin e artistes, ish-bashkëshorti i saj nuk ka bërë asnjë reagim.
Ditën djeshme në emisionin Opinion, moderatori Blendi Fevziu u shpreh se kishte mësuar, se Robert nuk pranon të japë komente lidhur me Parashqevinë, ndërsa ka deklaruar se do i raprtojë si përndjekje çdo mesazh që lidhet me të!