Një studim nga World Population Review ka ofruar një vështrim gjithëpërfshirës mbi madhësinë mesatare të penisit në vende të ndryshme të botës për vitin 2024, duke hedhur dritë mbi fakte dhe mite që shpesh dominojnë perceptimet publike.
Sipas të dhënave, madhësia mesatare globale e penisit varion midis 12.9 cm (5.1 in) dhe 13.92 cm (5.5 in), me Shqipërinë që renditet në vendin e 48-të me një mesatare prej 14 cm.
Me një mesatare prej 14 cm, meshkujt shqiptarë renditen përpara fqinjëve si Greqia dhe Maqedonia e Veriut, por mbeten prapa vendeve si Sudani dhe Ekuadori. Shqipëria pozicionohet afër mesatares globale, duke refuzuar çdo stereotip të tepërt mbi madhësinë.
5 vendet me përmasën më të madhe:
1. Sudani – 17.95 cm (7.07 in)
2. Republika Demokratike e Kongos – 17.93 cm (7.06 in)
3. Ekuadori – 17.59 cm (6.93 in)
4. Kongo– 17.33 cm (6.82 in)
5. Gana – 17.31 cm (6.81 in)
5 vendet me përmasën më të vogël :
1. Tailanda – 9.43 cm (3.71 in)
2. Koreja e Veriut– 9.6 cm (3.78 in)
3. Kamboxhia – 9.84 cm (3.87 in)
4. Nepali – 9.98 cm (3.93 in)
5. Mianmari – 10.1 cm (3.98 in)
Fakte dhe mite mbi madhësinë
– Miti i madhësisë dhe trupit: Studimet tregojnë se nuk ka lidhje të ndjeshme midis madhësisë së penisit dhe gjatësisë trupore, madhësisë së këpucëve ose duarve.
– Perceptime të gabuara: Burrat shpesh e mbivlerësojnë madhësinë mesatare globale dhe nënvlerësojnë përmasat e tyre.
– Preferencat e grave: Një studim i vitit 2015 zbuloi se gratë preferojnë një madhësi mesatare prej 16 cm (6.3 in) për një partner afatgjatë dhe vlerësojnë më shumë gjerësinë sesa gjatësinë.
Madhësia e penisit ndikohet nga faktorë si:
– Ushqimi: Ushqimi i pamjaftueshëm gjatë fëmijërisë mund të ndikojë në zhvillimin gjenital.
– Ndotja dhe kimikatet: Ekspozimi ndaj kimikateve si plastifikatorët dhe pesticidet gjatë shtatzënisë mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e fëmijës.
– Raca dhe mjedisi: Ndryshimet racore janë minimale, ndërsa faktorët mjedisorë dhe hormonalë mund të kenë ndikim më të madh.