Telefonoi mamanë dhe më pas u zhduk! Shoku i G Banit zbulon cpo ndodh me ish banorin (Video)

Pas përjashtimit të tij nga “Big Brother VIP Albania”, G Bani ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Fun Club”, ku ka shpjeguar ngjarjen që çoi në largimin e tij nga shtëpia. Ai pranoi se goditi Gjestin, por theksoi se edhe ky i fundit e kishte prekur atë më parë. G Bani shprehu se ishte i tronditur nga vendimi dhe se ishte mësuar që imazhi i tij të prekej dhe të dëmtohej.

Pas kësaj ngjarjeje, G Bani ka mbyllur llogarinë e tij në Instagram, e cila numëronte mbi 22,000 ndjekës.

Shoku i tij, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”. Ai tregoi se telefonata e parë e G Banit ishte me familjen e tij, ku u kishte thënë se ishte mirë dhe do pushonte disa ditë.

‘Po një telefonatë vetëm me familjen dhe unë isha me ta, me vëllain dhe tha: ‘do shkoj të pushoj flasim me vonë’ Thjeshtë folën si mama-bir dhe baba-bir, nuk folën shumë gjëra, ne cunave na ka bërë krenar, tha vetëm që do shkoj të pushoj, nuk tha gjëra të tjera mesa di unë‘-tha shoku i G Banit.

Aktualisht, nuk ka informacione të tjera në lidhje me aktivitetet e tij të mëtejshme.