Dy ditë pas ngjarjes tragjike, ku vëllai i tij u gjet pa shenja jete në banesë, reperi Viktor Palokaj, i njohur ndryshe si “Unikatili”, ka reaguar në lidhje me situatën që i theu zemrën.
Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet, Unikatili i kushtoi një dedikim të ndjerë të vëllait, ndërsa shpreh edhe dhimbjen e madhe për humbjen e tij.
“My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë. Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun. Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhe te ti. Përjetove gjôna që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm n’ôndrra. Zemra ême u thý në miliarda copa !! Përshëndetja e fundit jipet të Enjten (06.03.2025) prej orës 9 te restaurant Fenix n’Klinë. Varrimi të njëjtën ditë në orën 13:00 te varrezat e kishës së Gjurakocit” shkroi Unikkatil.
Reperi bën me dije se ceremonia morotore e vëllait të tij do të zhvillohet ditën e enjte në orën 9 në Klinë./ Radar.al