Deputeti Dashnor Sula: Gruaja ime punon gjithë ditën dhe del ble rroba të përdorura! Ja arsyeja

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka komentuar rastin e arrestimit të Erion Veliajt si dhe skandalit me bashkëshorten e kryebashkiakut, Ajola Xoxa e cila akuzohet se ka shpenzuar 830 milionë lekë me veshje dhe bizhuteri, buzëkuqë online.

Ndërsa fliste, Sula ka bërë një deklaratë për bashkëshorten e tij ku shprehet se ka një zonjë të nderuar që punon 12 orë dhe se nuk ka unaza diamanti si Xoxa, por madje ajo edhe rrobat i ble tek të përdorurat.

“Unë kam një bashkëshorte të nderuar që e respektoj maksimalisht për një arsye shumë të thjeshtë: Punon nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 8 të darkë, 12 orë për ditë. Në fundjavë prap punon, ne jemi familje që nuk bëjmë as pushime, asgjë, vetëm punojmë. Në një emision tjetër mbrëmë thashë për punën e unazës më tha na qite bojën.

I thash po moj grua nuk kam turp ta them, se nuk ke asnjë unazë diamanti, ke vetëm unazën e martesës dhe rrobat që. Madje turp me e thënë po deri para ca kohësh i blinte edhe te të përdorurat. Nuk kam turp, turp është të vjedhësh.”