Alida Hisku, një nga këngëtaret më të dashura shqiptare të viteve ’70, rrëfen rrëfeu në vitin 2015 për gazetën Shqiptarja.com historinë e burgosjes së saj në moshën 23 vjeçare. Megjithëse, ka mbi 40 vjet që është shkëputur nga skena e jeton në Gjermani, ka mbetur në mendjen e të githëve me zërin e saj kristalor. Por Hisku ka bërë edhe rrëfimin tragjik, të përdhunimeve nga ish-sigurimsat në qeli.
“Të bënin gjilpëra ata. Pastaj unë kalova në krizë nervore. Nuk e mbaj mend çfarë lloj gjilpërash qenë, por mbaj mend shumë tortura që na bënin. Mbaj mend policët, madje edhe prokurorët që kalonin nëpër këmbët e grave. I përdhunonin gratë. Unë kam qenë vetë dëshmitare. Askush nuk shpëtonte. Madje edhe në internim kur duhej të merrje një leje, nëse ishe e sëmurë për t’u vizituar te mjeku në qytet, nuk ta jepnin lejen po të mos përdhunonin”, tha ajo për Shqiptarja.com.
Alida ishte një vajzë e re e diplomuar për shkenca politike dhe sapo qe bërë anëtare e partisë. Babai i saj ishte sekretar partie i Ndërmarrjes Poligrafike. Alida ishte gjithashtu një zë i spikatur në muzikën shqiptare. Në atë kohë Alida shkruajti një ditar, ku trishtohej shumë skamjen e fshatarëve në socializëm, por në mënyre të fshehtë, ditari ra në duart e Sigurimit të shtetit. Alida u burgos ne kaushat e Tiranës, të quajtur ndryshe biruca. Alida rrëfen detajet rrënqethëse të torturës, gjatë një intervistë.
“Në kaush qëndrova tre muaj. Gjashtë muaj burg mu bënë bashkë me dy muaj në psikiatri dhe dy muaj më çuan në një fshat të Lushnjës në internim“, vijoi Alida.
E pyetur nëse ekziston akoma ndonjë provë nga ato që kanë ndodhur, ajo u përgjigj se megjithëse kishte futur avokatin e saj në prokurorinë e Tiranës të gjente dokumentet e burgosjes, nuk kishte asgjë. Të gjitha provat ishin zhdukur. Alida madje, nuk pranon të thotë asnjë nga emrat e zyrtarëve përgjegjës të sigurimit të shtetit.
“U bëj thirrje të gjithë atyre që kanë abuzuar me njerëz e kanë bërë veprime të tilla të bëjnë spastrimin e vetes së tyre. Të mos shkojnë në atë botë me ferrin e tyre në shpirt”, përfundoi Alida.