Po vjen fillimi i fundit! Arrestimi i Erion Veliajt, Marrëveshja e frikshme e Berisha-Rama per zgjedhjet e Majit

Sot, ata të dy, Rama dhe Berisha, kanë lëvizur shpejt, e mos të habitet askush, se jemi në fillimin e fundit të Drejtësisë së re. Me keq se në Rumani, madje procesi mund të përfundojë para zgjedhjeve të 11 majit. E kur ta marrin vesh prokurorët e SPAK do të jetë shumë vonë…

Ngjarja e madhe me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës nuk ka asgjë proceduriale. Pasi siç tashmë është vërtetuar në muaj e muaj hetimesh, por edhe precedentësh, procesi ndaj Veliajt mund të vijonin natyrshëm.

Siç po ndodh edhe me Sali Berishën, i cili ka marrë zvarrë gjithë drejtësinë, qoftë me rastin ‘Partizani’, qoftë me ‘21 janarin’ apo ‘Gërdecin’, dosje me vjedhje masive, të vrarë e të plagosur.

Doktori, edhe pse nën proces, vijon të lëvizë e të drejtojë politikisht një institucion që është partia më e madhe e opozitës në vend. Pra me këtë precedent, arrestimi i Veliajt, kërcet gjithë ditën si procedurë.

Por ajo që është e vërtetë, është se e gjitha kjo ngjan me një teatër politik, që vjen si pasojë e një Marrëveshje të Madhe, e cila sot ka pasur vetëm një pikë të pazarit apo siç thuhet anglisht ‘deal’-it mes dy dinosaurëve të politikës shqiptare.

Çfarë fiton Sali Berisha?

Një atu, një armë, një patericë para militantëve të tij se gjasmë u arrit ajo që ai luftoi dhe kërkoi. Ca kocka, apo siç thonë, pak ‘mish të kuq’ për t’i hedhur militantëve që të englendisen.

Në realitet, Sali Berisha ka forcuar Edi Ramën, për të treguar se është ai garantuesi i Drejtësisë së re, që nuk pyet as për majtas e as për djathtas.

Në të vërtetë, po tenton të eleminojë një personazh me fuqi politike të madhe, i vetmi që rrezikon pushtetin dhe trashëgiminë e tij politike.

Nga sot Edi Rama, ua ka vënë kyçin gojës, gjithkujt në PS që mund të kërkojë apo të ëndërrojë një ambicje politike, jo thjesht për të trashëguar postin e kryetarit, por edhe për të bërë karrierë.

Erion Veliaj është në mandatin e tij të tretë si kryebashkiak. Edhe nëse do të donte, nuk kandidon më ligjërisht. Ambicja që po tentohet t’i ndale Lalit është ajo e politikanit të lartë në PS.

Nëse Lali ka gajret, fuqi dhe karakter, e bën këtë betejë e në fund mund të dalë fitues, duke sjellë të gjithë rrëfimin e tij të vërtetë politik por njerëzor, të kësaj sage kundër tij. Por kjo është një tjetër mesele.

Çështja aktualisht konsiston se kemi të bëjmë me një kurth të frikshëm, të madh e madje fatal ndaj SPAK dhe Drejtësisë së re, që i ka hapur Edi Rama dhe Sali Berisha, nga Marrëveshja e tyre e Madhe.

Duke e futur në grackën e lëvizjeve të tyre, ata kërkojnë të pastrojnë tërë fushën politike përrreth, të bëjnë zgjedhjet e të dalin partia e parë e partia e dytë që kontrollojnë gjithçka. Nuk është çudi që Rama të ketë Pazar edhe bashkinë e Tiranës me Berishën, duke sjellë aty dhëndrin e krahut të tij të djathtë, që do firmosë të gjitha lejet e kastës.

E në fund, t’i bëjnë naftën SPAK e GJKKO-së, duke shkruar në Komisionin ‘Xhafa’ se ka mbaruar përkohshmëria.

Sot, ata të dy, Rama dhe Berisha, kanë lëvizur shpejt, e mos të habitet askush, se jemi në fillimin e fundit të Drejtësisë së re. Me keq se në Rumani, madje procesi mund të përfundojë para zgjedhjeve të 11 majit. E kur ta marrin vesh prokurorët e SPAK do të jetë shumë vonë…/Pamfleti