Një ngjarje tronditëse u raportua mesditën e kësaj të hëne. Policia bëri me dije se shtetasi Aleks Ago, 45-vjeç, nga fshati Fitore i Devollit ka rënë në prangat e bluve pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një djalë të mitur, 15-vjeç.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë kanë folur dhe prindërit e Aleksit të cilët thonë se djali i tyre është i pafajshëm.
Tomor Ago, i ati i të akuzuarit u shpreh se djali i tij u vetëdorëzua pas thirrjeve të Policisë dhe deri më tani nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij. Ndërkohë, nga ana tjetër nëna e tij, me lot në sy ka deklaruar se nëse akuzat rezultojnë të vërteta, atëherë ai të përballet me drejtësinë dhe të marrë dënimin maksimal.
E teksa familjarët e Aleks Agos pretendojnë se akuzat për ngacmim seksual që rëndojnë mbi 45-vjeçarin janë të pavërteta, gazetari i Euroneës Albania, Xhensil Shkëmbi ka marrë deklaratën e 15-vjeçarit dhe nënës së tij.
“Unë punoj në rrobaqepsi prej 16 vitesh. Kur kam ardhur në darkë ka qenë ora 07:00, dhe djali ishte i shoqëruar me një shokun e tij. I them ku ishte? Ky po qëndronte i trembur nuk po fliste, ndërsa shoku i tij i thoshte që tregoi nënës tënde ku të kishte çuar ai burri.
I tha ky do ti tregoj më vonë se jam i trembu. Fillimisht e kishte trokitur te xhami dhe i kishte thënë hajde se do të jap lekë. Ky i kishte thënë nuk dua lek se më jep mami. Pastaj e kishte mashtruar djalin dhe e kishte çuar në disa pemë të një bashkëfshatarit tonë, poshtë varrezave dhe aty më pas kishte kryer veprime me djalin tim të mitur.
I kishte bërë disa pyetje për marrëdhënie seksuale, që ai është vetëm një djalë i mitur. E kishte prekur ai, por djali nuk e kishte lënë, e kishte shtyrë”, ka pohuar nëna e 15-vjeçarit e cila më tej ka bërë thirrje për drejtësi dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Ndërkohë, i mituri ka treguar dhe momentet e tmerrit kur 45-vjeçari e ka ngacmuar dhe prekur.
“Po janë të vërteta. E njoha para tre ditëve, më tha hajde me mua do të jap lekë. Unë i thashë nuk kam nevojë. Pastaj shkuam nga qershitë dhe më prekte. Donte të mi hiqte tutat. Mi hoqi pak, por unë nuk e lejova dhe ika me vrap. Më mori me zor, ikëm në këmbë”, ka treguar ai.