Nxjerr te palarat? Gjesti “shp*rthen” ndaj produksionit dhe Eglit: “Bëhuni bashkë dhe më njollosni…”

Tensionet mes Gjestit dhe Egli Takos në Big Brother VIP Albania 4 vijojnë të përshkallëzohen.

Pas ballafaqimit në spektaklin e së martës, dyshja pati një tjetër përplasje brenda shtëpisë, me Gjestin që shprehu pakënaqësinë e tij ndaj produksionit.

Teksa Egli qëndronte në kuzhinë, ai iu drejtua ashpër duke thënë: “Me mua boll je tall, boll më. Nuk ta lejoj”.

Gjesti akuzoi produksionin për publikimin e videove pa dijeninë e tij: “Si ti si produksioni, njëjtë. E dyta herë që po i publikon videot që nuk i di unë, si atje hile si këtu hile. E shikojmë”.

Më tej, ai shtoi: “Dilni vetë keq me siguri jashtë dhe vini të më gjuani mua. Ti i ke pasur fajet. Ti je fajtor për çdo lot”.

Në një tjetër video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai vijoi me ton të ashpër: “Shko merri shokët e tu, edhe produksionin se edhe këta të njëjtë janë dhe eja e më njollosni”.