Ditën e djeshme, Gili & Redoni u tërhoqën nga gara e Big Brother VIP Albania.
Shkak u bë presioni i lartë i lojës për Redonin, çka pasoi me largimin e Gilit.
Mirëpo që pas daljes nga programi, dyshja nuk janë parë gjëkundi. Gjithashtu as në rrjetet sociale nuk ka asnjë reagim, si nga Gili, ashtu dhe nga Redoni.
Kjo situatë ka ngritur dyshime në rrjet, duke bërë ndjekësit të aludojnë se dyshja mund të jenë ende pjesë e lojës.