Në një intervistë për mediat greke, Sali Berisha ka hedhur akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama.
Berisha tha se Rama do të përballet me drejtësinë sapo PD të marrë qeverisjen e vendit.
Pyetje: E keni quajtur Ramën narkodiktator. A keni ndërmend ta burgosni kur të vini në pushtet?
Përgjigjet Sali Berisha: “Dëmi që ka pësuar Shqipëria në vitet e narko-diktaturës është i jashtëzakonshëm. Dhe, unë nuk mund të them se përgjegjësit kryesorë, ndër të cilët është Rama, nuk do përballen me ligjin. Nuk është ndërmendja ime kjo. Por, pasojat e narkodiktaturës qenë të këtilla, saqë shumë vështirë të mendohet se do mund t’i shpëtojnë ligjit ata që vendosën narko-diktaturën në Shqipëri. Narkodiktatura, thotë Samuel Huntington, është më e keqe se të gjitha diktaturat tjera, se diktatura komuniste, se diktatura naziste, se diktatura teokratike dhe se grushtet-shtetet ushtarake. Nuk besoj se, nuk mund të mendohet se nuk do të veprojë ligji për ata të cilët kanë vendosur diktatura”