Gjendja e Papa Françeskut duket se po rëndohet dhe kjo shihet herë pas here në shfaqjet e tij para audiencave. Këtë herë Papa ndërpreu fjalimin e tij në sheshin e Shën Pjetrit mesditën e 9 shkurtit për shkak të bronkitit, raporton Associated Press.
“Kërkoj falje, kam vështirësi në frymëmarrje”, tha Papa, teksa u bëri thirrje ndihmësve të tij që të vazhdojë të lexojë fjalimin e tij, i cili iu kushtua forcave të armatosura si mbrojtëse të paqes.