“Unë s’jam zar i askujt”, Ahmetaj trondit sërish: Ja çfarë ka vendosur Edi Rama për Erion Veliajn

Ish-zëvendëskryeministër Arben Ahmetaj ka deklaruar mbëmjen e sotme se nuk është një “zar” politik, as i Ramës dhe as i Berishës.

Në një intervistë telefonike për emisionin Çim Peka Live në SYRI TV, ai tregoi se familjarët dhe miqtë e tij po përjetojnë një presion të madh, duke shtuar se po masakrohen nga të tjerët.

Ai kritikoi qasjen e Edi Ramës, i cili sipas tij, del me Erion Veliajn dhe Benet Becin duke i mbrojtur publikisht. Ahmetaj theksoi se ky veprim i dëmton më shumë se sa i ndihmon.

“Nuk jam zar i Berishës, Nanos dhe as i Ramës, nuk e kam për natyrë të jem zar. Nuk kam bërë asnjë tender te rindërtimi. Ajo që unë kam mundësi të bëj është të mbroj vendin tim, familjen dhe miqtë e mi që i masakrojnë. Kërkojnë lloj lloj lidhjesh që nuk i kanë. Nuk e kam gënjyer shtetin. Duhet të shkoj unë në burg që të integrohet shqipëria? Po mirë e bëj unë që fëmijët e mi të thonë u fut babai në burg dhe Shqipëria shkoi në Europë.

Kreu i organizatës del me Erion Veliajn dhe Benet Becin dhe thotë këta kanë mbështetjen time. Për mua thotë se po të ishte ky prokuror unë do ta kisha shumë më keq.

Duket sikur negocioni me të vërtetën, sikur trajtohet më shumë si gjysëm e vërtetë? E vërteta është proces, e dyta unë kam procesin tim të analizimit të të gjitha fakteve dhe letrave që kam. Është edhe mënyra si komunikoj me publikun, unë nuk kam çfarë kërkoj nga kreu i organizatës. Unë pres masakër.

Nuk e shtrembëroj të vërtetën, nuk kam ndërmend të qëndroja 6 orë me publikun që t’ju vinte për të vjedhë. Nuk jam 007! Nuk bëj llogari me të vërtetën. Unë e besoj që Shqipëria nuk e meriton të jetë në këtë pikë,” tha Ahmetaj.