Vuante nga semundja e keqe, banorja e dashur e Big Brother behet nene (foto)

Shumë vite më parë, Eldora Koçi përloti të gjithë shqiptarët me historinë e saj të dhimbshme. Ish-banorja e “Big Brother 6” vuante nga sëmundja e rëndë e talasemisë, por ajo ishte edhe më e fortë se vetë sëmundja.

Pavarësisht sëmundjes, Eldora eci përpara dhe krijoi familjen e saj. Sot nga ajo na vjen një lajm shumë i bukur, pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Sipas një postimi në “Instagram” të faqes “Big Brother”, Eldora është bërë sërish nënë e një djali.