Berisha i nxorri foton e gruas, Altin Dumani trondit: Ja cfare i kane bere familjes time

Kreu i SPAK Altin Dumani, në përvjetorin e pestë të krijimit të institicionit të drejtësisë, tha përpara edhe shumë zyrtarëve të lartë të huaj dhe zyrtarit të DASH se prokurorëve u janë kërcënuar familjarët.

“Drejtësi nuk njeh anë dhe kah, dhe nuk ka të paprekshëm nëse ligjet e këtij vendi shkelen. Korrupsioni sfidohet, se sot s’mund të ketë zyrtarë të lartë publik të imunizuar nga drejtësia. Kjo përpjekje e jona s’ka kaluar pa vështirësi.

Korrupsioni apo krimi s’mund të zhduken para ditës. Jemi përballur me përpjekje për ta minuar punën tonë, kërcënime, shpifje apo kërcënime familjarësh. Jemi betuar për tu shërbyer vendit, drejtësisë shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë”, u shpreh ndër të tjera Dumani.

Kjo deklaratë e fortë e Dumanit vjen pak ditë pasi kreu i PD, Sali Berisha, publikoi në një konferencë për mediat foton familjare të Dumanit, ku dukej bashkëshortja e tij, një rast që është komentuar nga analistët si i paprecedentë dhe i rrezikshëm, formë intimidimi.

Kjo është një ngjarje e paprecedentë, jo vetëm se familja e Dumanit është në mbrojte për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që merr kreu i SPAK, por edhe për publikimin e fotos së një gruaje që nuk është fytyrë publike.

“Ky është Dumani me bashkëshorten në ditëlindjen e vet, ku Klajdi poston këtë fotografi. Pra, vartësi i Erion Veliajt i uron burrit të kushërirës, Altinit, gëzuar 50-vjetorin e ditëlindjes së tij”, tha Berisha ndër të tjera teksa tregonte fotografin që ishte edhe gruaja e Dumanit.