Behuni gati nga e Marta nis fortuna! Ja cfare e pret Shqiperine

Stuhitë që kanë goditur fort Spanjën gjatë javës së kaluar dhe kanë shkaktuar përmbytje katastrofike dhe viktima, pritet të prekin edhe Shqipërinë.

Meteorologia Tanja Porja ka paralajmëruar për reshje të intensitetit të lartë dhe rrebeshe shiu, të cilat do të sjellin rrezik për përmbytje në vendin tonë. Sipas meteorologes, Shqipëria dhe tre vendet fqinje pritet të përballen me stuhi dhe rrebeshe intensive pas datës 10 nëntor.

“Nga data 12, 13, 14 nëntor reshjet do të fuqizohen drejt lindjes duke përfshirë Italinë e jugut dhe territorin shqiptar që nga data 11 nëntor e në vijim reshjet me intensitet të lartë do të përfshijnë një pjesë të Ballkanit, Shqipërinë, Malin e zi dhe Kosovën, Maqedoninë e veriut. Reshjet priten të jenë 50-70 mm në një interval kohor 3 orësh. E gjithë kjo rrit riskun për përmbytje ne vendin tonë. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë”, tha Porja.