Behet e gjalle Parashqevi Simaku! Mezi flet shqip, jep mesazhin e madh per shqiptaret (Video)

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, është parë ditën e sotme në New York, ku një bashkatdhetare e saj që jeton atje ka pasur rastin ta takojë dhe të shkëmbejë një bisedë me të.
Një videon e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ajo shfaqet duke folur shqip, ndërsa falenderon bashkëkombësen e saj për mbështetjen dhe fjalët e mira.

Zonja që e takoi e këshillon këngëtaren që të mos dorëzohet, ndërsa Parashqevia i shpreh mirënjohjen për përshëndetjen dhe fjalët e ngrohta, duke shtuar se është hera e parë që ajo flet shqip me dikë pas shumë vitesh.

Pavarësisht sfidave të jetës, ajo e ka ruajtur buzëqeshjen e saj të ngrohtë, që nuk e heq nga fytyra, duke përcjellë forcë dhe shpresë për të gjithë ata që e shohin.

Ylli i muzikës shqiptare në vitet 80-të u filmua disa ditë më parë nga një televizion amerikan, teksa mblidhte ndihma nga vullnetarë të ndryshëm.

Kujtojmë se Parashqevi Simaku, e cila emigroi në SHBA shumë vite më parë, është përballur me sfida të mëdha në jetën personale.

Ajo u martua me një shtetas amerikan, por pas ndarjes, humbi kujdestarinë e djalit të saj, çka ka ndikuar në gjendjen e saj psikologjike.

Për vite me radhë, kontaktet e saj me familjarët në Shqipëri janë ndërprerë, duke e bërë atë një figurë të distancuar për publikun dhe të dashurit e saj.

Parashqevia ka qenë pengu më i madh i nënës së saj, e cila ndërroi jetë një vit më parë, pa arritur ta shihte sërish vajzën e saj.