Bernard Hume, ish-banori i “BBVA4” i ftuar ditën e sotme në studion e “Breaking” rrëfeu emocionet dhe eksperiencën e tij brenda shtëpisë së Vëllait të Madh.
Paprtimas në një moment në studio u shfaq Enami, partneri i Benardit, i cili u shpreh:
“Falenderoj Top Channel që i dha Bernardit mundësinë për të treguar historinë e tij dhe gjithashtu faleminderit shqiptarëve për mbështetjen e tyre. Them se problemi i vetëm që kisha, ishte që bënte më shumë punë shtëpie në shtëpinë e Big Brother sesa në shtëpinë tonë. Unë i kam thënë tashmë se sa shumë më ka munguar dhe jam shumë i lumtur që jemi sërish bashkë”.
Teksa u pyet se me cili banor do të ishte dashuruar nëseë s’do të ishte në një lidhje Bernardi u shpreh se nëse nuk do ishte i dashuruar, personi që do ta bënte për vete do ishte Laerti.
“Them se do ishte Laerti, sepse është një njeri shumë simpatik, i artikuluar, shumë i zgjuar dhe di se çfarë flet, është shumë i mirësjellshëm dhe me shumë qytetari”.