Bamir Topi frikesohet nga SPAK! Ja veprimi i tij per te ‘zhdukur’ syzet 60 mije euro

Ish-Presidenti Bamir Topi tregon për herë të parë si dhe pse u bë i famshëm me batutën e tij epike: Këto syze i shkojnë formatit tim!

I ftuar në ”Të Pashoq” me Edjona Dervishin, kjo e fundit e pyeti për këtë moment komik me të cilin mbahet mend dhe ironizohet gjithandej.

Topi tregon se sa herë e dëgjon këtë qesh, por thotë se as vet nuk e di pse ajo fjali që i erdhi aq natyrshëm e me pa djallëzi, u bë kaq virale për vite me radhë.

Ai thotë se ato ishin një palë syze të thjeshta, madje jo shumë të kushtueshme, por që ai shpreh ashtu bazuar në faktin që fokusohen të gjithë kur blejnë një palë syze, nëse i shkojnë apo jo, qoftë me pamjen, stilin e veshjes, karakterin dhe pozicionin.

Madje madje, nga sikleti, Topi ia humb fare vlerën atyre syzeve, duke thënë se edhe skeletin e kishin prej kallcuku, por dihet që e vërteta është ndryshe, pasi të paktën skeleti dukej që ishte minimalisht i larë në flori, por ky është një konstatim që nuk do të vërtetohet dot kurrë sigurisht.