Babi mi jep 2 mije leke per nji tost, S’do marr…”, babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit

Babai i Martinit, 14-vjeçarit që u vra me thikë të hënën pas sherrit me një bashkëmoshatar rrëfeu bisedën e fundit që kishte me të në një intervistë për një emision televiziv.

Para se të shkonte në shkollë 14-vjeçari i kishte kërkuar para për të blerë tost.

Babai i Martinit: Sikur na e lehtëson pak dhimbjen gjithë ky popull. Një ditë para se të shkonte në shkollë më tha do më japësh një 2 mijë lekësh, do marr një tost s’do marr gjëra të shtrenjta.

Çdo shok i tij, çdo komshi thoshte që martini ishte i bukur, i çiltër, talent, dëshira e tij ishte futbolli mësimet, bëhu futbollist i thoja do të të ndihmojë babi. Shpresoj të largohemi për Amerikë, vëllai na ka bërë dokumentet për bashkim familjar dhe presim përgjigje.

Prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani në një intervistë ekskluzive për emisionin “Top Story” rrëfyen nëse do të komunikonin me babanë e autorit të dyshuar të vrasjes së djalit të tyre.

Me një forcë të pashpjegueshme i ati i viktimës shprehet se nuk ka pasur asnjë kontakt me babanë e autorit të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në spital.

Ai thotë se asnjë asnjë prind nuk mund të jetë krenar se ka djalin kriminel.

Keni folur e mësuesen me personat e shkollës, për përleshjen fizike? Keni pasur kontakt me babanë?

Babai i Martinit: S’kam asnjë lloj informacioni, s’do kishte prind që do e lejonte fëmijën e vet të ketë sherre. Asnjë lloj informacioni nuk kishim. Nuk kemi pasur kontakt por kjo është e pamjaftueshme, nuk e di, edhe ai si prind nuk besoj se do të jetë krenar se ka djalin kriminel, s’kemi pas asnjë lloj kontakti.


Top Channel