Babai e braktisi! Livia tregon ne lot se e ngacmoi seksualisht njeriu i zemres ne moshen 4 vjecare: Me fuste ne dhome dhe

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, ditën e sotme është zhvilluar një lojë, ku banorët duhej të tregonin të vërtetat dhe gënjeshtrat e tyre.

Banorja e asaj shtëpie, Livia ka bërë një deklaratë të fortë, ndërsa ishte duke zhvilluar lojën shpjegon rrëfimet e saj. Pjesë në rrëfimet e saj bënte një e vërtetë që ish konkurrentja e “Përputhen” nuk e ka shprehur kurrë, teksa thotë që në moshën 4-vjeçare atë ka tentuar ta përdhunojë një afërmi saj.

Ajo shprehet se ai e kyçte gjithmonë në dhomë me arsyen se do t’i tregonte një përrallë, duke u përpjekur ta prekë e ta puthë shpesh herë.

Banorja ka shpërthyer në lot, teksa thotë që në atë moshë nuk e kishte kuptuar, por vite më vonë kur ka dëgjuar një histori të ngjashme i është rikujtuar historia e saj.

Ndër të tjera, deklaron se sa herë e shihte personin ndjente një neveri të pashpjeguar, ndërsa thotë se mamaja e saj e ka mësuar ngjarjen vite me vonë dhe e kishte përjetuar shumë keq.