Babai i futi thiken djalit se shikonte Tik Tok! Xhaxhai me lot tregon si nisi sherri (Video)

Të tjera dëshmi kanë dalë nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Maliq, ku babai plagosi me thikë djalin 15-vjeçar pas një konflikti mes tyre.

Në një deklaratë për mediat, xhaxhai i 15-vjeçarit tregon shkakun e konfliktit mes tyre si dhe gjendjen e adoleshentit.

Luan Çuka: Sot më thanë për ngjarjen. Nipi u zu me të atin për një telefon. 15-vjeçari shikonte Tik Tok dhe i ati ia theu telefonin. Djali sot nuk shkoi në shkollë. Nipi është në spital. Më thanë i ati e ka plagosur ne thikë afër veshkave. I ati ankohej për djalin. Ai i jepte lek për në shkollë të birit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta në fshatin Vreshtas. 15 vjeçari është plagosur në brinjë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më herët, babai deklaroi se konflikti me djalin e tij erdhi pasi ai nuk e dëgjonte dhe nuk donte të shkonte në shkollë.