Aks*denti me 4 v*ktima ne Tirane, veprimi perl*tes i shoqes së dy vëllezërve: Nuk arrij dot, unë prisja të

Aksidenti tragjik ku humbën jetën katër të rinjtë pasi makina e tyre shpërtheu në flakë pas përplasjes me betonieren në Fushë Prezë ka tronditur mbarë opinionin publik.

Enejd Laçi, 25 vjeç, Erild Laçi, 20 vjeç, (vëllezër), Andi Laçi, 22 vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç, janë katër viktimat, ndërsa nuk kanë munguar edhe dedikimet në rrjet për ta.

Shoqja e Enejdit dhe Erlindit, përmes një postimi në rrjete sociale shprehet e tronditur për ngjarjen, ndërsa shton se viktimat për të ishin si vëllezër.

“Nuk dua ta besoj që ti nuk je më Enejd. Na ke thyer zemrën vëlla. Ndoshta jo vëlla nga gjaku por vëlla nga zemra.

Nuk besoj se do ketë njeri më të mirë se ti edhe tani e besoj që zoti merr vetëm njerëz të mirë.

Do më marri malli shumë vëlla, qofsh mirë me zotin Enejd dhe Erlind. Ngushëllime familjes për këtë humbje.”-shkruan shoqja e tyre.