“Alarm i kuq” në spital/ Mediat greke: Kryepeshkopi Anastas në gjendje shumë të rëndë, sonte pritet të

“Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas po përballet me probleme shumë të rënda në organet e tij të ndryshme jetësore, ndërkohë që mjekët e terapisë intensive dhe infermierët po bëjnë përpjekje mbinjerëzore për ta mbajtur në jetë”, shkruajnë mediat greke.

Kryepeshkopi ndodhet në një gjendje kritike shëndetësore i intubuar në repartin e terapisë intensive (ICU) të spitalit “Evangelismos” në Athinë.

Sonte mjekët kanë ngritur “Alarm” në spialin “Evangelismo”, shkruajnë mediat greke, raporton Radar.al.

“Sot është një natë shumë e vështirë për Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas”.