A u vr apo pl gos Eljon Hato nga Ramazan Lici? Klodiana Lala jep detajet e forta, si ‘Fantazma e Shkodres’

Forcat speciale RENEA dhe autoritetet hetimore kanë ndërmarrë një aksion të gjerë në Shkodër, në përpjekje për të hedhur dritë mbi masakrën e Dobraçit. Kontrollet janë përqendruar në disa zona dhe banesa të personave të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje kriminale.

E ftuar në Open, gazetarja Klodiana Lala tregoi se një nga banesat e kontrolluara ishte ajo e Safet Bajrit, por ai nuk u gjet aty. Sipas informacioneve, Bajri nuk ka një urdhër-arresti të lëshuar ndaj tij, por është pjesë e hetimeve që po zhvillohen.

Një tjetër detaj që ka dalë në pah është se përveç Ibrahim Licit, dyshohet se edhe Eljo Hato ka mbetur i plagosur gjatë ngjarjes.

“Zyrtarisht për Safet Bajrin nuk ka urdhër arresti, është kërkuar kontroll në banesën e tij dhe shoqërimi për veprime hetimore. Ajo që di të them është që pjesëtarë të grupit kriminal Bajri dhe grupi i Izmir Sakicës, Asmer Bilalit apo Elio Hato janë zyrtarisht persona nën hetim për masakrën e Dobraçit. Elio Hato dyshohet se mund të ketë mbetur i plagosur gjatë ngjarjes së Dobracit.

Sa i takon Safet Bajirt, pavarësisht kontrolleve ai nuk është gjetur, mbetet si do të veprojë prokuroria. Është një vendim që po mbahet top sekret. Është firmosur nga gjyqtari Erion Cela. Safet Bajri dhe pjesëtarë të tjerë të grupit, përfshirë grupin e Izmir Sakicës, përfshirë edhe Elio Haton, ky është personazh i njohur i plagosur në zonën e ish bllokut dhe konsiderohej si njeri i afërt i Ervis Martinajt dhe Asmer Bilali që ndodhen në burgun e Recit po hetohen për masakrën e Dobracit.

Në kuadër të këtij hetimi prokuroria është vënë në ndjekje të disa provave që ne nuk i deshifrojmë dot sepse janë veprime shumë të mbyllura. Në kuadër të këtij hetimi është urdhëruar të shoqërohet Safet Bajir, se çfarë kërkonte Prokuroria prej tij kjo mbetet për tu sqaruar sepse nuk i gjet në shtëpi. Por nuk ka një urdhër arresti për të.

Ndërkohë i është i komunikuar masa e sigurisë arrest me burg për krijim të kushteve për të kryer vrasje dhe grup i strukturuar kriminal Izmir Sakicës dhe Samuel Troshani. Por ky urdhër arresti është për ngjarjen e 23 gushtit 2024. Ndërkohë është firmosur urdhër arrest edhe për dy persona të tjerë, por aksioni i ndërmarrë nga RENEA nuk ka bërë të mundur arrestimin e tyre”, tha Lala.