As policia si ndali dot! Sherr mes dy shoqeve në Tiranë, të dyja kishin shkuar në

Dy vajza 20-vjeçare janë përfshirë në një sherr të dhunshëm pasditen e së dielës në Tiranë, ku kanë përdorur edhe thika, gjatë një konflikti në një apartament në kompleksin Deliorgji.

Ngjarja ndodhi pas një debati mes dy shoqeve nga Durrësi, të cilat ishin përfshirë në një mosmarrëveshje për arsye të paqarta.

Njëra prej vajzave, pas tensioneve, mori thikën dhe goditi shoqen e saj.

Policia arrestoi autoren, ndërsa e lënduara u transportua në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se të dyja vajzat ishin nën efektin e alkoolit kur ndodhi konflikti.