Arjan Cani: Nuk du tja shoh syte Bleona Qerretit! Ja cfarë u bën burrave dhe pse nuk është e re

Arjan Çani ka komentuar së fundmi inagurimin e Donald Trump si dhe personazhet VIP të cilët morën pjesë në ceremoni. Në emisionin DEKALOG me Roland Qafoku, gazetari ka folur mbi një fotografi të Bleona Qeretit të postuar nga vetë ajo, krah Richard Grenell duke shkuar në festën e inagurimit.

Jo vetëm kaq, por Çani ka zbuluar se ndër vite kurrë nuk ka shkuar mirë me Bleonën dhe puthjet, përqafimet në emisionin e tij kanë qenë një teatër i madh për të mashtruar njerëzit.

Pjesë nga intervista:

Arjan Çani: Nuk e kam mike fare unë Bleona Qeretin

Roland Qafoku: Ti e ke pasur në emision, e ke përqafuar e ke puthur, çar si ke bërë.

Arjan Çani: Ishte teatër, unë nuk e duroja dot fare. Pas një sherri të madh, ishte teatër për të gënjyer njerëzit.

Roland Qafoku: Bleona Qereti dhe Richard Grenell në ceremoninë e Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Arjan Çani: Mos ia fut kot. Ajo njihet me këta. E zonja është si i bën miq këta, çfarë iu premton se kjo nuk është as goc e re që të thuash se këta çuditen pas kësaj. Kjo po bëhet 50 vjeç.

Këta janë mashtusë, rreth Trump, vetëm të kapin një foto. Mbetet, dhe kur e mendon se ka njerëz që i besojnë. Ajo mund të jetë në hollin e hotelit, mbase nuk e ka takuar, maksimumi pi një gotë atje.