Në prime-n e kaluar, një suprizë ishte përgatitur për artistin Klajdi Musabelliu.
Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” i drejtuar nga Arbër Hajdari mori përsipër rikonstruksionin e banesës së tij, ku jeton me të ëmën. Kjo u prit me shumë emocion nga ana e të dyve dhe nga opinionisti Arbër Hajdari në studio.
Ditën e sotme, Arbër Hajdari bashkë me stafin e fondacionit ka shkuar në shtëpinë e këngëtarit, Klajdi Musabelliu, në Tiranë.
Ata kanë parë nga afër kushtet e banesës për të nisur më pas punën për rikonstruktimin e plotë të saj.
Opinionisti i “Big Brother VIP 4” takoi nënën e banorit të reality show-t, që i hapi dyert dhe e mikpriti në shtëpinë ku jeton bashkë me djalin. Këtë moment Vëllai i Madh ka vendosur që t’ua shfaqë banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në një moment në living është shfaqur video në fjalë, ku Klajdi e ka parë pa e komentuar.
Në fund të gjithë kanë duartrokitur dhe thanë njëzëri “Bravo Arbër, bravo Klajdi”.
Ndërkohë Klajdi në një moment qesh dhe thotë vetëm: “Faleminderit”.
Pastaj teksa banorët po e përqafonin, Olsi shton: “Kur të dalim nga këtu, do ikim të gjithë te shtëpia e Klajdit dhe do gatuaj”.
Këngëtari ia pret: “Do bëjmë makarona, trahana