Arben Malaj: Ja pse Berisha nuk i fiton zgjedhjet e 11 majit, fituesi do zbulohet kur

Ish-ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Malaj në një intervistë për emisionin Shqip nga Dritan Hila e krahasoi kryedemokratin me një prind që e rrit dhe e vret fëmijën e tij.

“Sali Berisha është si ai prindi që e rrit fëmijën e në fund e vret. Njësoj ka vepruar edhe ai me PD. Kam folur me një kolege brenda PD, ku e kam pyetur a mund të ndërmjetësoni ju me Sali Berishën për një hap pas? Rezulton që jo, Berisha nuk bën asnjë hap pas. Unë nuk shpresoj që Berisha fiton. Nuk e di se çfarë ndodh pas zgjedhjeve por ai që ai premton është jo vetëm e parealizueshme por edhe e dëmshme. Për më tepër, Berisha aty ka qenë pse nuk i ka bërë”, u shpreh Malaj.

Më tej Malaj zbulon dhe përplasjen që pati me Sali Berishën, pasi ky i fundit e akuzoi Malajn se ka punuar për firmat piramidale.

“Kam qenë në një takim, në një darkë miqësore pune ku ish-presidenti Meta ftoi ish-presidentin Mejdani, Berishën dhe një mikun tim nga Kosova të cilin e shoqërova unë unë. Kam pasur ballë për ballë Sali Berishën, i cili në krah kishte bashkëshorten e tij. Asokohe nuk më ishin shëruar ende plagët e akuzave që më kishte bërë, ndaj e pyeta drejtpërdrejtë. Më tha, ti ishe ministër i Financave asokohe! I thashë po me Mjaftin pse bëre krushqinë politike. Bashkëshortja tha jo s’ka pasur asnjë bashkëpunim. Berisha iu drejtua zonjës, dhe i tha lërë lëre se diçka di ai. Më vjen keq që është kjo gjuhë në politikë. Unë do ta përballoj, po pse duhet që vajza ime të shkojë në shkollë me kufje sepse dëgjon ti thonë je vajza e një politikani të korruptuar?! Pse prindërit e mi duhet të dëgjojnë akuza ndaj meje të pavërteta, të paprova? Nuk kam punuar drejtpërsëdrejti në asnjë firmë piramidale. Asnjë ditë”, tha Malaj.