Të dhëna zyrtare të siguruara nga Prapaskena tregojnë blerjen e qindra mijëra klikime nga India dhe vende të tjera nga moderatorja e njohur Arbana Osmani.
Në harkun kohor të 20 orëve, emisioni i Arbana Osmanit në Youtube ‘Mirëmbrëma Yje’ ka marrë mbi 800 mijë shikime, duke tejkaluar jo vetëm emisionet më të ndjekura në Shqipëri, por edhe këngët e publikuara nga këngëtarët më të famshëm shqiptarë dhe të huaj.
‘Sekreti’ i këtij suksesi janë klikimet e blera në Indi dhe vende të tjera, ku emisionin befas e shikonin 200 mijë njerëz më shumë në fraksion sekondi.
Kjo është edhe arsyeja se pse zonja Osmani dhe Eduart Grishaj kanë shtyrë monetizimin e videos në Youtube pasi së pari do të dilnin në pah klikimet e blera dhe së dyti, klikimet e blera nga India nuk sjellin të ardhura. Nga të dhënat rezulton se nga 840 mijë klikime, Osmani dhe Grishaj kanë blerë rreth 800 mijë klikime. Emisioni i Arbanës, gjatë 20 orëve të para, me të ftuar Alban Skënderajn dhe Ledri Vulën, si për çudi, ka marrë më shumë shikime në Youtube se sa kënga më e re e publikuar nga Alban Skënderaj dhe Ledri Vula në të njëjtën periudhë kohore.
Nuk është sekret që këngëtarët e rinj, për të hyrë në treg, por edhe këngëtarët e njohur, për të qëndruar në treg, blejnë klikimet, duke rritur artificialisht shikueshmërinë në Youtube. Kjo është arsyeja që këngët mediokre të disa këngëtarëve sharlatanë shqiptarë rezultojnë me më shumë klikime se sa këngët e Rita Orës apo Rita Orës.
Ky marifet, përveçse krijon perceptimin e rremë për përlqyeshmërinë e këngës, nuk sjell ndonjë dëm apo mashtrim me pasoja.
Por situata ndryshon tek emisionet, në të cilat reklamohen marka të njohura në bazë të shikueshmërisë. Këtu kemi të bëjmë me mashtrim me pasoja të rënda, pasi reklamuesit mashtrohen me të dhëna dhe bilance të rreme.
Si për ironi, nga të dhënat zyrtare që disponon Prapaskena, edhe njëri nga të ftuarit në emisionin e parë të Arbana Osmanit, Ledri Vula, rezulton se ka blerë miliona klikime. Ndërkaq, Alban Skënderaj, ashtu si Elita 5 dhe shumë këngëtarë të tjerë seriozë, rezultojnë se nuk kanë blerë klikime.