Shumë shpejt vajza nga Brazili me humorin dhe energjinë e saj u bë një figurë e dashur për publikun shqiptar.

 

Krah moderatorit të njohur Ardit Gjebrea në “E Diela Shqiptare”, ajo ishte padiskutim një figurë që spikaste.

Sot ajo rikthehet pas 2 vitesh në studion e “Rudina” në Tv Klan, por kësaj here jo vetëm. Andresa vjen për herë të parë së bashku me djalin e saj, Rafaelin.

 

Lidhja e saj e dashurisë gati 13-vjeçare me avokatin italian Mirko, u bekua para dy viteve me një fëmijë.

Rudina Magjistari: Jeni në Shqipëri apo keni lëvizur me Mirkon në Itali?

Andresa Ambrosio: Pak në Brazil, pak në Itali, sepse ka babain dhe familjen Mirko dhe pak këtu. Një muaj këtu e një muaj andej.

Rudina Magjistari: Po tre vende shumë të bukura. Ndërkohë që Rafaeli kënaqet duke parë veten e vet mesa shikoj në ekran dhe duket që po i pëlqen. Është hera e parë që del në televizor apo jo?

Andresa Ambrosio: Fiks, fiks në program është hera e parë.

Rudina Magjistari: Po dhe do e ketë kujtim gjithë.

Por kush është partneri i balerinës, që e shohim përkrah Ardit Gjebreas çdo javë? Ai quhet Mirko dhe është italian. Ndoshta këtë e keni dëgjuar, por me gjasa pak dini për lidhjen e tij me Shqipërinë dhe njohjen me Andressën.10cacdbf2103b247c616ee319ba854ee_1491844590-6638356

Sipas informacioneve, Mirko është jurist dhe përfaqëson në Shqipëri një firmë italiane në çështjet juridike. Historia e tyre e dashurisë është ndoshta një nga më romantiket që keni dëgjuar deri tani.

Andressa dhe Mirko janë takuar në aeroport në Romë teksa udhëtonin të dy drejt Shqipërisë, balerina asokohe synonte të merrte pjesë në një audicion në vendin tonë për të punuar gjatë një sezoni, ndërsa Mirko i rikthehej punës së tij prej juristi. Shkëndijat e dashurisë së tyre shpërthyen që në shikimin e parë, ndërsa ai udhëtim i bëri të kuptojnë që ishin bërë për njëri-tjetrin./Express