Altin Basha, profesori i sulmuar nga studentët

E njohim si njeriun qe i dha jete spektaklin me te madh te humorit, “Portokalli”. Ai spikati midis shume regjisoreve mori drejtimin e trupes se madhe qe solli nje ere te re ne historine e humorit shqiptar te transmetuar ne Top Channel.

Regjisori i shume shfaqeve ne Teatrin Kombetar, ne ate te Prishtines dhe Shkupit, ai qe fshihet pas ketyre realizimeve eshte Altin Basha. Por pervec realizmeve ne vite, Altinin mori drejtimin e teatrit kombetare ne vitin 2022.

Qe nga marrja e drejtimit te teatrit kombëtar, Basha i ka dhene tjetër sukses teatrit duke mbajtur te mbushur sallat. Regjisori i mirënjohur qe pas largimit nga Portokalli ndërtoi nje tjetër shfaqje humoristike ne stilin kabare mjaft e suksesshme “Kosherja”, vendosi ti përkushtohej teatrit.

Ai ndodhet sot ne nje sulm te pamerituar dhe te orkestruar nga studentet qe u dha skene, u dha dorën dhe tashme duket se duan ti marrin vendit. E duan apo nuk e duan, Altini mbetet nje nga figurat me te rëndësishmet te teatrit kombëtar ne vendin tone.

Pavaresisht fabrikimit te lajmeve, Basha mbetet i paprekur ne dinjitet dhe ne dëshirën e tij per te ndihmuar te rinjtë dhe jo vetëm. Ai eshte kontribuesi kryesor ne krijimin e profileve te aktoreve te rinj te Portokallise qe sot zene hapësira te rëndësishme ne humorin shqiptar, por dhe ne vete jetën artistike te vendit.

Pa ndihmën dhe mësimin e Bashes, thuajse asgjë nga këto mundësi nuk do te ishte realizuar. Teatrit Kombetar po njeh vetëm sukesese, prandaj ndoshta de shkëlqimi i tij verbon disa nga xhelozet e pandreqshem.