Ai deklaroi se e dashuronte! Zbulohet lidhja e forte e Luiz Ejllit me Parashqevi Simakun

Në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, ndau disa detaje interesante rreth kërkimeve më të fundit të shqiptarëve në internet.

Ndër temat më të diskutuara ishte edhe artistja e njohur, Parashqevi Simaku, historia e së cilës ka tërhequr një vëmendje të jashtëzakonshme.

Sipas Kallanxhit, fenomeni i fillimit të dhjetorit ishte pikërisht Parashqevi Simaku, e cila arriti shifra mbresëlënëse në vetëm katër ditët e para të publikimit të videove të saj.

Në këto katër ditë, kërkimet për Simakun në Google Search arritën mbi 30 mijë klikime, një statistikë e rrallë për tematika të tilla.

“Ne kemi fenomenin e këtyre javëve të fillimit të dhjetorit që është Parashqevi Simaku që ka arritur disa shifra që me thënë të drejtën janë me kokrra ata që mund të kenë arritur këto lloj shifrash. Vetëm në katër ditët e para të publikimit të videove të Parashqevi Simakut në Google Search janë bërë mbi 30 mijë klikime. Ky lloj kërkimi ka qenë një farë elite le të themi. Vendin e parë e mban Tirana, vendin e dytë Shkodra dhe vendin e tretë Korça. Në shumë pak raste ndodh kjo gjë. Këto tre qytete janë ‘top 3’ për një tematikë të caktuar,” tha ai.

Gjatë bisedës, eksperti e krahasoi fenomenin e Parashqevi Simakut me suksesin e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP 2”.

“Vetëm 2 javët e para të ‘Big Brother’ ishin ato që e çuan më pas edhe Luizin në nivele të larta por edhe kjo gjë ndoshta teknologjia sa vjen e po inkorporohet më shumë edhe hyrja e TikTok-ut. Po i arrin numrat shumë shpejt, kështu që ndoshta edhe një moment i vështirë i artistes e bëri këtë gjë që të bëheshe akoma dhe më virale. E njëjta gjë ishte dhe me Luiz Ejllin, një moment i vështirë në jetën e tij e bëri viral”.