Ahmetaj plas skandalin: Ja kush eshte baxhanaku i Edi Rames, ja si i ka vjedhur 15 milione Euro

Cila është kompania që ka marrë projektin 15-milionë euro të sigurisë kibernetike?

Kompani ‘First’, e lidhur me familjen. Ku shkojnë paratë? ‘Folloë the money’! Apo ju ndiqni pllakat e Erjolës. Apo ju merreni me vlerësuesit, siç me thotë avokati Ligori që ia kanë kthyer njëhërë e po ia kthejnë prap. Apo qejfi këtyrë është që unë të jem grup i strukturuar kriminal me gruan dhe ish-gruan????

Meqë doni fakte, projekti 15-milionë është i pabotuar, i pa dalë në tender të hapur. Gjejeni të botuar! E ka marrë kompania First, dhe ‘follow the money’.

Peka: E kujt është kjo kompani?

Ahmetaj: Gjeni. Unë dhashë indicien. Merruni me të se do gjeni çudira. Kam një ekstrakt tatimesh. Ju them gazetarëve investigativë, ‘folloë the money’, le të thotë Rama do ta gri maskarain, për mua, dhe le të thotë Altin Dumani e kam personale. Pyetje për gazetarët investigativë, retorike, bëni çfarë të doni: Si është fshehur ish-kompania ABS tek kompani AIBS? Mund të bëni një kontroll se te SPAK-u s’kam besim. Kompanisë së baxhanakut. Si ka mundësi që kompania me xhiro 1.9 milionë euro, fiton tender 1.8 milion euro.

Peka: Po thoni kompania e baxhanakut të kryeministrit?

Ahmetaj: Prit. Shikoni sa interesante. Në vitin 2021, kjo kompania që thashë si është fshehur, ABS në AIBS ka pas të ardhura totale në 2021 afërsisht 2 milionë dollar, dhe shpenzime totale i ka 200-mijë dollar. Në ç’vend të botës keni parë ju që të harxhosh 200-mijë dollar dhe të fitosh 2 milionë dollar??? E kuptoni, 10-të fishin e kostos? Pastaj në 2022 të ardhurat totale shkon tek 3.1 milionë dollar, shpenzimet totale i ka vetëm 97-mijë dollar dhe ka fituar 3.1 milionë, pra, fitimi është 2.9 milionë dollar. Ku keni parë që të shpenzosh 1 euro dhe të fitosh 10 euro. Po pse mo, Elon Musk janë këta? Korrupsion i hapur. Edhe këta merren me pllakat e Erjolës.

Ndërsa në vitin e fundit i ka të ardhurat 2.6 milion dollar dhe shpenzimet 77-mijë dollar. Dhe fitimin e ka 1.7 milionë dollar. Meqë skeptikët deshën fakte. Merrini, ndiqni këto. ‘Follow the money’ që t’u çojë te familja.

I këni parë ato pamjet te Onkologjiku? Shqiptarëve duhet të mos ju ikë nga mendja tallja që bën ky me vdekjen. Në njërën anë onkologjiku, mungojnë ilaçet. Po pse mo fajin doktorët e kanë që s’ka ilaçe? Këta shkojnë gjithmonë atje ku u thotë kreu i organizatës. Se u thotë ati, shiko, ministren mos ma prekni. Dhe nga ana tjetër ky del uron ‘Vitin e Ri’ te kopshti ‘Edenit’ te kryeministria. Dhe mos harroni rastin e atij djalit të shkretë, që Bela mafia del me vello dhe kur kërkohet 1 minutë heshtje për atë djalin që është në Parlament.

Kalojmë te projekti i TVSH-së. Po e mbani mend, Saliu që nuk më është ndarë asnjëherë, ashtu siç e ka zakon me ato fjalët e rënda, “ty të ka vënë ministër financash që të bësh projektin e koncensionit të TVSH-së”.

Peka: Të ka akuzuar në Parlament,

Ahmetaj: Më ka akuzuar në Parlament dhe unë me naivitet kam bërë një be* për kokë të fëmijëve, po e mbani mend.

Unë ju them qytetarëve, po jo vetëm qytetarëve, por atyre që kuptojnë. Unë jam fiskalist dhe fiskalistët i konsiderojnë taksat të shenjta. E dinë të gjithë. Unë kam dëshmitarë Milva Ikonomin. Të nesërmen e ditës që jam nominuar kam patur një mëngjes me kryeministrin, kushti kryesor që unë të bëhesha ministër, 6 kondicione profesionale-politike, ishte, ky projekt nuk bëhet. Ky projekt shkon kundër interesave të qytetarëve, ky e shkatërron shtetin, ky cënon sigurinë kombëtare. E kam dëshmitarë Milvën dhe sekretaren e vet. Ka qenë kusht që policia të largohet nga kontrolli doganor. E di shumë mirë kryeminsitri çfarë ka ndodhur me naftën në dogana.

Peka: Kryeministri e kishte si strategji, apo kishte edhe emra konkret kujt do ia jepte koncensionin e TVSH-së?

Ahmetaj: Sigurisht. Jam i bindur që kishte emra konkret, si gjithmonë, në të gjitha. Në të gjitha. Po flas për projektin. Projekti i TVSH ka ardhur i parashkruar drejtpërdrejt nga ai, dhe ishte projekt që cënonte sigurinë kombëtarë, fiskale dhe financiare.