Përfaqësuesit e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, Endri Shabani e Pano Soko zhvilluan një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Gjatë takimit, krerët e koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet”, uruan për rezultatin e Lëvizjes VetëVendosje në zgjedhjet e certifikuara nga KQZ-ja në Kosovë, ku kjo forcë politike u rendit e para.
Sot, me Endrin dhe Panon, takuam Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Ashtu si rezultoi nga certifikimi i KQZ -së në Kosovë, Lëvizja VetëVendosje u rendit forcë e parë. E uruam Kryeministrin Kurti për rezultatin dhe i kërkuam bashkëpunim edhe më të madh me Shqipërinë tonë të përbashkët!
Kryeministri na informoi për bashkëpunimin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë këtu marrëveshjet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, nga zbatimi i të cilave po përfitojnë drejtpërdrejtë qytetarët.
Në vazhdim, na mbetet të bëjmë më shumë dhe do të bëjmë më shumë!