Adelina Ismaili ka sot ditëlindjen, s’do ta besoni sa vjeç mbush diva e muzikës shqiptare

Adelina Ismaili, një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, vazhdon të mbetet një ikonë e dashur nga publiku, edhe pse ka zgjedhur të jetë më e distancuar nga skena muzikore kohët e fundit. Ajo ka lindur më 14 dhjetor 1979 dhe sot feston 45-vjetorin e lindjes.

Adelina ruan një pamje të freskët dhe të re, dhe sot është një pjesë e rëndësishme e jurisë në spektaklin e dashur të shqiptarëve, Albania Got Talent, në Vizion Plus. Ajo vazhdon të shijojë sukses dhe të jetë një figurë frymëzuese për shumë fansa.

Përveç karrierës së saj të suksesshme, Adelina është gjithashtu një nënë e lumtur. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Vali, kanë një djalë, Uliksin, i cili erdhi në jetë 7 vite më parë. Sot në këtë ditë speciale nuk ka munguar një urim nga partneri i saj.

“Gëzuar ditëlindjen. Edhe 100 të lumtura kështu sicc të njoh vetëm unë, e qetë, e mirë, e bukur”, shkruan Vali Krasniqi.