Arbana Osmani po ndjek shumë gjëra të tjera, por jo “Big Brother”. Dhe kjo për një arsye shumë të thjesht: ka ndjekur shumë “Big Brother” gjatë jetës dhe tani dëshiron të fokusohet në gjëra që s’ka mundur më herët për shkak të angazhimit në këtë format. Të paktën, kështu është shprehur gjatë intervistës për emisionin “Uëtëfë Show”, në Andale.
“Jo, me thënë të drejtën unë kam ndjekur shumë “Big Brother”, më shumë seç duhet dhe kam preferuar që tani të ndjek gjëra të tjera që nuk i kam ndjekur atëherë kur bëja “Big Brother”, tha Arbana.
Nga ana tjetër, ajo ka zbuluar se fokusin do e ketë sërish te kanali i saj në “Youtube”, ku edhe këtë sezon do të risjellë emisionin e saj “Mirëmbrëma yje”.
“Do bëj një sezon të dytë që do fillojë në mars, prapë të “Mirëmbrëma yje” dhe kam shumë projekte të tjera gjithmonë në lidhje me kanalin, sepse e shikoj që njerëzve iu pëlqen gjithçka ne postojmë aty dhe dua të sjell akoma më shumë përmbajtje nga “Mirëmbrëma yje”, tha ajo.