Aktori i mirënjohur Zef Deda, është një ndër emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare dhe sa herë flitet për të emocionet janë të mëdha. Ai u nda nga jeta para 1 viti e gjysem dhe po rikthejme nje nga intervistat e tij te fundit.
Në një intervistë në emisionin “N’ kohë”, Deda tregoi me detaje gjithçka lidhet me rrugëtimin e tij artistik. Hapat e para kur e shoqëronte babai, duartrokitjet e para e deri te të parat bashkëpunime me kolegët e papërsëritshëm të estradës.
I pyetur se nëse kthen kokën pas a ndihen i vlerësuar nga Shqipëria, vendi i të cilit i ka dhënë kaq shumë, apo ka qenë nëj fatkeqësi për të, Deda thotë kaq ” Fati më i mir që kam qëlluar në Shqipëri”.
“Fati më i mirë që kam qëlluar në Shqipëri, për arsye se është një popull që…(Loton) Unë jam aktor komedian, por kam mbresat e mia për popullin tem, është popull i dashtun, është kaq artdashës, kaq i kulturum sa të kupton dhe nuk të largon kurrë veç të afron”, tha ai.
Deda ka rrëfyer bashkëpunimet, eksperiencat në skenat ndërkombëtare e deri te imitimi i legjendës Çarli Çaplin.
Kush do ta mendonte se në vitin 1995, në kohën kur uria ishte kryefjala e diskutimeve në Shqipëri, Zefin, do ta duartrokiste elita Franceze, pas një parakalimi në tapetin e kuq dhe vlerësimi për çmimin e madh, të cilin ai e fitoi duke imituar legjendën Charlie Chaplin, në formën më origjinale të mundshme.
“-Ajo ditë nuk harrohet kurrë…Sa ma kanë ngjit, Çaplini Shqiptar”, tha Deda.
Një retro 35 vite më parë dhe një kujtim për ‘Kunatin e Shokut Xhemal”.
-Ai më çoi shumë nalt… Nuk harrohet këtu e 35 vite…Në fillim nuk po zbërtheja dot personazhin, pas 15 ditëve dorëzova skenarin dhe u mërzita shumë. Ishte fat që e arrita”-përfundoi Deda.
Qeshëm shumë, provuam një skeç së bashku, rrokulluam edhe nga një gotë tjetër dhe u përshëndetëm. Gjithë rrugën në kthim, në mendje më vërtitej aforizma e kritikut letrar, Henry James: “Detyra e artistit është ta bëjë njerëzimin të ndërgjegjshëm për vetveten”