Nuredin Dumani i merr gruan Amarildos? Cfare i ndodhi Xhovanes pas vdekjes se komshiut

Xhovana dhe Amarildo Nikolli, ka qenë një nga çiftet më të njohur e më të përmendur në rrjet për shkak të romancës së tyre pak më ndryshe nga të tjerët.

Ndonëse partneri i saj ra në pranga, Xhovana nuk zgjodhi që ta braktiste por të ishte pranë tij në ditët e tij më të këqija.

Mesa duket kjo zgjedhje e Xhovanës ka ardhur drejt fundit.

Së fundmi nëpër rrjet aludohet se çifti në fjalë mund të ketë pësuar një krisje mes tyre. Zgjedhja e bukuroshes aludohet të jetë përfundimi i romancës së tyre.

Aludimet janë shtuar më shumë bazuar në disa “Live” në Tik-tok të Xhovanës, përgjatë të cilave teksa pyetet për Amarildon ajo refuzon të japë përgjigje. Nërsa mendohet se shkak mund të ketë qenë dhe tradhëtia nga ana e Amarildos. Se si qëndron e vërteta mes tyre këtë akoma nuk e dimë të sigurt, pasi Xhovana nuk ka reaguar./ Radar.al