llain e tij Arjonin, deklaron se, kanë menduar që ta vrisnin duke u shprehur se i kishin turpëruar para të gjithë fisit, fshatit dhe personave që i njihnin
Sipas thënieve të Klismanit, është Arjoni personi që ka hapur një faqe në internet me qëllim kapjen e Ramazanit.
Ndërsa armën e kishte gjetur Klismani, para disa viteve dhe e kishte mbajtur të fshehur në tavanin e shtëpisë.
Natën e ngjarjes, deklaron Klismani, armën ia ka dhënë Arjonit, i cili ia ka sjellë rreth orës 21:00 të mbrëmjes pasi i ka thënë se e kishte vrarë Ramazanin.
Armën deklaron se, e ka mbajtur të një shtëpi e vjetër afër banesës dhe në mbrëmjen e datës 6 janar, e ka groposur në qoshe të shtëpisë mbrapa.
Deklarime për faktin e vrasjes ka dhënë dhe vëllai tjetër Arjon Hasaj, i cili fillimisht është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale dhe në vazhdim me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, duke u shprehur se u qëndron deklarimeve.
Ai ka dhënë shpjegimet e tij duke sqaruar se krimin e ka kryer i vetëm, telefonin që ka përdorur për komunikim e ka thyer dhe e ka hedhur në lumin Kir.
Në përfundim të deklarimit, ai shprehet se, ndjehet i penduar për krimin, por se, gjithashtu ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe emocionale.
Arjon Hasaj, fillimisht u zbulua nga numri person i telefonit me të cilin kishte hapur profilin e rremë “Majli 544”, me anën e të cilit u shtir sikur ishte femër dhe futi në kurth Ramazan Mataj, të cilin më pas e vrau në periferi të fshatit.