Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat ku dhe ka folur lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta si dhe akuzat e SPAK ndaj tyre.
Kryemadhi ka deklaruar se nuk ishte e qetë mendërisht dhe shpirtërisht për të lexuar dosjen 167 faqe të vendimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj saj.
Deputetja u shpreh se kjo situatë ka filluar prej kohësh, por shtoi se tani ka ardhur “momenti që të sqarohemi”. Ajo bëri me dije se shumë të afërm dhe të njohur të deputetes janë kërcënuar dhe intimiduar, madje iu kanë bërë presion për të dhënë dëshmi të rreme ndaj saj. Sipas deputetes dy prej tyre kanë qenë mjeku kirurg i cili ka operuar vajzën e saj si dhe personi që i ble shtëpinë e të ëmës.
“Sot jam këtu për të folur si Monika Kryemadhi dhe jo si ish bashkëshortja e Ilir Metës. Janë thirrur me qindra njerëz, janë rrëmbyer nëpër aeroporte, janë zhveshur të huaj dhe shqiptarë janë intimiduar, kërcënuar dhe biles u kanë kërkuar të bëjnë dhe dëshmi të rreme e megjithatë për hir të sekretit hetimor ne nuk kemi folur sepse kemi thënë që kjo do të vazhdojë në rrugë ligjore”, tha Kryemadhi.
Gjatë kësaj konference Kryemadhi u ndal te shumat e kripura të evidentuara në dosjen voluminoze të SPAK ku Meta-Kryemadhi akuzohen se kanë kryer jashtë shtetit disa operacione me qëllim humbjen e peshës dhe ndryshimin e pamjes së tyre. Ajo tha se SPAK gënjen kur thotë se ka harxhuar 106 mijë euro për operacione.
Kryemadhi bëri me dije se operacionet e kryera nga ata nuk kanë qenë estetike por shëndetësore. Deputetja zbuloi se në moshën 6 vjeçare vajza e saj i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pasi i rrezikohej jeta dhe për të gjitha operacionet si të vajzës po ashtu dhe të Ilir Metës ka qenë deputetja që ka paguar.
“Në moshën 6 vjeç fëmija im është tmerruar dhe mjekët i kanë dhënë 1 javë jetë nëse nuk do bënte ndërhyrje. Kanë bërë dhe dy operacioine të tjera një 2013 dhe një në 2015 dhe një që është hapur mamaja e tyre deri në fund të barkut. Ilir Meta ka bërë një operacion në 2013 dhe kam paguar unë, Ilir Meta nuk e di. Ilir Meta nuk ka paguar në jetën e vet asnjë shishe ujë”, tha deputetja.
Pjesë nga fjala e Kryemadhit:
Prej kohësh jemi në këtë situatë, por ndoshta kur vjen ai momenti duhet të fillojmë të sqarohemi. Por më shumë për t’ju orientuar edhe ju gazetarëve për çdo dezinformim që shpërndahet.
Këtë komunikim me media nuk kisha ndërmend ta merrja sot, por pasi mora materialin nga Gjykata e vendimit të masës së sigurisë për mua prej 167 faqesh duhet ta lexoja me vëmendjen.
Nuk mund të them që isha shumë e qetë mendërisht dhe shpirtërisht për ta lexuar me detaje sepse do të gënjeja, por duke e parë me atë % të asimilimit që më ndihmonte për të kuptuar se çfarë ndodh.
Sot jam këtu për të folur si Monika Kryemadhi dhe jo si ish bashkëshortja e Ilir Metës. Janë thirrur me qindra njerëz, janë rrëmbyer nëpër aeroporte, janë zhveshur të huaj dhe shqiptarë janë intimiduar, kërcënuar dhe biles u kanë kërkuar të bëjnë dhe dëshmi të rreme e megjithatë për hir të sekretit hetimor ne nuk kemi folur sepse kemi thënë që kjo do të vazhdojë në rrugë ligjore.
Deklarata e djeshme e SPAK, operacionet e Monika Kryemadhit, kanë menduar që artikujt që hapnin inceneratorëve kanë qenë gjithmonë rrjedhje e inf në mënyrë padashje nga njerëz që e dime ka njerëz që kanë kaluar vettingut dhe kanë marë emërimin përmes ndërhyrjeve të Engjell Agaçit. Asnjëhre s’jam marrë për të bërë listën e prokurorëve dhe gjyqtarëve se kush kanë qenë ndërhyrësit. Sepse në fund kjo betejë nuk më takon mua por vetëm sistemit të drejtësisë dhe partnerëve strategjikë. Ndihem shumë e fyer, që SPAK gënjen ku thotë 106 mijë euro kushtuan operacionet.
Në moshën 6 vjeç fëmija im është tmerruar dhe mjekët i kanë dhënë 1 javë jetë nëse nuk do bënte ndërhyrje. Kanë bërë dhe dy operacioine të tjera një 2013 dhe një në 2015 dhe një që është hapur mamaja e tyre deri në fund të barkut. Ilir Meta ka bërë një operacion në 2013 dhe kam paguar unë, Ilir Meta nuk e di.
Ilir Meta nuk ka paguar në jetën e vet asnjë shishe ujë. Është një personazh që po ta pyesni sa kushton një gjë në dyqan nuk e di. Kam paguar unë çdo gjë, trasaksion, drita ujë kam marrë dhe rrogën e Ilir Metës në bankë. Ilir Meta është marrë vetëm me politikë të madhe.