Të premtën është bërë e ditur se ka ndërruar jetë rapsodi tetovar Baki Bakiu.
Lajmin e trishtë e ka dhënë miku i tij Shaqir Shaqa, ku u shprehë se Bakiu ishte mësues i dashur dhe nji rapsod i veqantë që për shumë vite mësoi dhe edukoi breza,e krahas mësuesisë e kultivoi dhe këndoi bukur kangën e bukur shqipe.
“Për shumë vite kënduem se bashku me Bakiun,Mahmutin e Milaimin dhe Avdulla Dullovin duke qenë miq të mëdhenj mes vete dhe kemi kalue nji periudhë të bukur së bashku me miqësi të sinqertë”, ka shkruar ai.
Lajm i trishtë.
Paska shkue nga kjo botë miku e kolegu ynë rapsodi tetovar Baki Bakiu.
Bakiu ishte mësues i dashur dhe nji rapsod i veqantë që për shumë vite mësoi dhe edukoi breza,e krahas mësuesisë e kultivoi dhe këndoi bukur kangën e bukur shqipe.Kishte nji za melankolik të ngrohtë ashtu siq ishte ai vetë njeri me nji urtësi e bujari madhe që rrezatonte pozitivitet e menquri.
Për shumë vite kënduem se bashku me Bakiun,Mahmutin e Milaimin dhe Avdulla Dullovin duke qenë miq të mëdhenj mes vete dhe kemi kalue nji periudhë të bukur së bashku me miqësi të sinqertë.Bakiu la pas vetës nji pasuri muzikore e kangë të bukura por la edhe shumë breza të arsimuar dhe edukuar të shkollës ku punoi deri në pension
Ngushëllime familjës e miqëve.Zoti e shpërbleftë Bakiun.