Per nder jeton dhe Polici! Ja cfare i detyroi ta nxirrnin me force Ilir Meten: U tha qe do…

Policia e Shtetit ka sqaruar lidhur me mënyrën e arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Me një reagim zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se në momentin që kanë ndalur mjetin me të cilin Meta po udhëtonte drejt Tiranës, i kanë kërkuar që të zbriste. Po sipas Policisë, i kanë komunikuar edhe masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por kur i kanë kërkuar që të zbriste nga mjeti, pretendojnë se Meta nuk ka pranuar. E jo vetëm kaq! Sipas uniformave blu, kreu i PL-së, edhe i ka ofenduar efektivët e Policisë. Ndaj edhe është zbritur me forcë nga mjeti.

“Ilir Meta ka reaguar në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese dhe ka lëshuar fjalë fyese në drejtim të përfaqësuesve të Policisë dhe Drejtësisë. Bazuar në procedurën e parashikuar nga Rregullorja, ai është nxjerrë nga automjeti dhe shoqëruar forcërisht. Policia e Shtetit nënvizon se përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga kundërshtimi me forcë prej tij për zbatimin e vendimit të gjykatës që iu komunikua nga punonjësit e Policisë,”-bën me dije Policia.

SQARIMI ZYRTAR I POLICISË:

Me detyrimin ndaj opinionit publik lidhur me mënyrën e shoqërimit të shtetasit I.M., sqarojmë se: Policia e Shtetit ka marrë për ekzekutim vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e shtetasit I.M, 55 vjeç. Për zbatimin e këtij vendimi Policia e Shtetit ka marrë masa operacionale, sipas procedurave të parashikuara nga Rregullorja. Rreth orës 13:15 minuta Policia e Shtetit ka marrë informacion dhe më pas ka konstatuar se në vendin e quajtur ‘Kthesa e Kamzës’, në zonën e Laprakës, shtetasi I.M po udhëtonte me një automjet në drejtim të Tiranës.

Në këtë moment është bërë ndalimi i automjetit dhe drejtuesi i grupit operacional i ka komunikuar shtetasit I.M, vendimin e gjykatës për masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe i ka kërkuar të zbresë nga automjeti. Shtetasi I.M. ka reaguar në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese dhe ka lëshuar fjalë fyese në drejtim të përfaqësuesve të Policisë dhe Drejtësisë. Bazuar në procedurën e parashikuar nga Rregullorja, ai është nxjerrë nga automjeti dhe shoqëruar forcërisht. Policia e Shtetit nënvizon se përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga kundërshtimi me forcë prej tij për zbatimin e vendimit të gjykatës që iu komunikua nga punonjësit e Policisë./ZËRI