Edi Rama i ka bere gropen vetes! Amerika gati per ta hedhur, Evi Kokalari nxjerr te dhenat e forta

Aktivistja e njohur, Evi Kokalari, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëron lajme “bombastike” nga drejtësia për Edi Ramën. Në një reagim në rrjetin e saj social “Facebook”, ajo zbulon se do të bëjë kallëzim zyrtar në Prokurorinë e Posaçme për kryeministrin për aferën e ishullit të Sazanit. Sipas Kokalarit, kjo është vjedhje e hapur e territorit shqiptar dhe premtimi i saj është se Rama do të përfundojë pas hekurave.

“Siç e kam thënë më parë, do bëj kallëzim zyrtar në SPAK për aprovimin e ishullin të Sazanit. Kjo është vjedhje e hapur e territorit shqiptar dhe ju premtoj, Edi Rama do përfundoj në arrest për këtë korrupsion te pastër”, u shpreh Kokalari. Kujtojmë se këtë kallëzim penal Kokalari e paralajmëroi para disa javësh, ku tha se nëse Rama firmos për këtë ishull dhe këtë projekt, personalisht do të bëjë kallëzim penal. “Kam provuar çdo metodë për të ndaluar aferën korruptive të ishullit të Sazanit, dhe me të drejtë, nuk dua që Edi Rama të abuzojë me pronën shtetërore për blerje favoresh politike. Si e tillë, po them publikisht që: Nëse Edi Rama firmos për këtë ishull dhe këtë projekt, Jared Kushnerit apo kujtdo tjetër të lidhur direkt apo indirekt me të, personalisht do të bëj kallëzim në SPAK për Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

ashmë, jam në gjendje të provoj me fakte që ky proces nuk ka qenë aspak transparent dhe këtu ka shpërdorim dhe abuzim total të pushtetit. Si kujtesë, Senati Amerikan po investigon të njëjtën aferë dhe ja u garantoj, SPAK do të bëjë detyrën e saj njësoj si Senati, nëse bëhet kallëzim dhe i bashkëngjiten faktet e duhura. Publikisht i kërkoj Edi Ramës të mos e aprovojë këtë investim. Sazani ka një pozicion super strategjik dhe mbart shumë histori për popullin tonë. Do të ishte një nga mëkatet më të mëdha të abuzohet me këtë ishull, sidomos për përfitimet momentale të një qeverie të caktuar”, tha Kokalari.

Vendimi i Ramës

Rama e firmosi dhe tashmë Kokalari paralajmëron kallëzim penal në SPAK. Gazeta raportoi një ditë më parë se në prag të inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryeministri Edi Rama i dhuroi statusin e investitorit strategjik kompanisë së lidhur me dhëndrin e tij, Jared Kushner për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit. Vendimi u mor nga Komiteti i Investimeve Strategjike, KIS, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama më 30 dhjetor, duke pranuar propozimin e kompanisë Atlantic Incubation Partners LLC dhe t’i japë asaj status të investitorit strategjik me procedurë të veçantë.

Sipas vendimit të KIS, në ishull parashikohet një investim prej 1.4 miliardë eurosh dhe ndërtimi parashikohet të shtrihet në 8 për qind të ishullit ose 45 hektarë. “Vlera e investimit të projektit turistik “Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 1.4 miliardë Euro”, thuhet në vendimin e KIS. Me miratimin e statusit, kompania e lidhur me Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump, do duhet të negociojë një kontratë me kompaninë publike Korporata e Investimeve Strategjike, ndërsa një sërë institucionesh shtetërore, përfshi ministritë e Infrastrukturës, Mbrojtjes, Mjedisit, Ekonomisë vihen në dispozicion të kompanisë për të transferuar pronën dhe përgatitur dokumentacionin për lehtësim të punimeve.

Planet për ndërtimin e një resorti turistik luksoz në Sazan dhe një tjetri në Zvërnec nga Kushner dhe kompanitë e lidhura me të, u bënë publike në fillim të vitit që shkoi dhe kryeministri Edi Rama foli hapur në favor të tyre ndërsa i tha Nju Jork Times se interesimi i kompanisë së Kushner e bënte atë “krenar dhe të lumtur”. Projektet financohen nga kompania e investimeve e Kushner Affinity Partners, e cila mbështetet në fonde nga qeveria e Arabisë Saudite. Planet dhe aprovimi apriori i qeverisë shqiptare u kritikuan nga opozita se po bëheshin për të përfituar favore politike në rast të rizgjedhjes së Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe mungesës së transparencës e garës.