Biznesmeni Elton Ilirjani, përmes disa postiveme në Instastory, ka zbuluar se prej dy javësh, këngëtarja Parashqevi Simaku, ndodhet në spital psikiatrik.
Ai ka rrfëyer se pas takimit me djalin e saj, Luk, ajo ka pësuar një krizë dhe është shtruar në spital, opasi situata filloi të dilte jashtë kontrollit.
“Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun këto dy javë? Nesër bën dy javë që është e shtruar në pavion psikiatrik në një spital në Nju Jork. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një ndër momentet më të vështira.
E kuptoj se çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë për kurim. Çdo sëmundje është e njëjtë, nuk ka sëmundje të mira dhe të këqija. Nuk e dinim ne që Parashqevia ishte e sëmurë dhe kishte probleme. Nuk jemi doktorë.
Cdo gjë ishte në rregull derisa takoi djalin e saj. Shumë e kanë komentuar takimin e saj dhe kanë parë aty, sipas tyre sjellje jo normale. Ditën e parë ishte çdo gjë në rregull, por problemi nis të nesërmen. Dita nisi me shumë probleme, për ne dhe Parashqevinë, e cila u përball me një realitet që nuk e pranonte.
Të gjithë ne gjendemi në situate të tilla dhe ajo u ndodh dhe pati një krizë. Krizë që u bëri keq të gjithëve, përfshirë dhe Lukën. Ajo nuk është mirë dhe atë ditë na solli para syve një Parashqevi që nuk ishte më ajo, fliste për gjëra të çuditshme. Nuk po e ndihmonim dot. Situate doli komplet jashtë kontrolli dhe ne duhej të bënim diçka”, thotë ilirjani.
Ndër të tjera zbulon se Parashqevi Simaku nuk pranon që të marrë mjekim dhe se një seancë gjyqësore nesër, do të jetë vendimtare për fatin e saj.