Babi i Ramazan Matajt, 33-vjeçari i cili mbeti i vrarë pak ditë më parë nga Arjon Hasaj për çështje nderi, ka deklaruar se nuk pret kërkim falje nga familja e autorit.
Në një intervistë për Top Story, ai bëri thirrje që autori të marrë dënimin e merituar.
“Kjo na ka rënë si bum. Nuk e dimë çështjen. Në radhë të parë falënderoj mediat dhe policinë e Shkodrës që çdo gjë u zbardh, sepse kjo është gjysma e së keqes, por na kishte mbetur thikë në zemër.
I lutem edhe shtetit, ata që janë ashtu, të marrin dënimin që i takon.
Janë vendalinjtë tanë. Ata kishin të drejtën të komunikonin me ne, por bum na ranë ne. Nuk na ngushëlluan dhe nuk presim asnjë fjalë me ta”- u shpreh babai i viktimës.
Rrustem Hasaj, babai i Arjon Hasaj, që vrau pak ditë më parë Ramazan Matajn në Shkodër, në një intervistë ekskluzive për “Top Story” kërkoi falje në emër të të birit.
Rrustem Hasaj kërkoi që drejtësia të vazhdojë hetimin dhe djali i tij të marrë dënimin e merituar. Ai u shpreh se nuk kishte asnjë informacionin për konfliktin mes djalit dhe viktimës.
“Jam i mbaruar nga ky gjest. I kërkoj ndjesë familjes së tij. Ta dinte baba, në këtë gjendje sdo shkonte. Unë kam qenë në Tiranë, e mora vesh më vonë, s’kam pasur asnjë info kanë apo jo armë. I kërkoj falje fisit, të atit të tij. Kemi pasur shoqëri. Unë vetë nuk ka qenë në dijeni, s’do ta lejoja të ndodhte. Ai që e ka bërë, marrtë dënimin e merituar. S’kam fytyrë t’i çoj njeri te shtëpia, nuk kam shkuar. I kërkoj ndjesë Fatmir Matës, më ka marrë në qafë me katër fëmijë”.
Rrustem Mataj pohoi se ishte në dijeni të faktit se viktima kishte ngacmuar vajzat e tij.
“Djali ka deklaruar se është prishur me burrin e parë nga ky person, me burrin e dytë po ashtu. Unë e kam lënë në heshtje, jam në dijeni që e ka ngacmuar”.
Mes frikës për hakmarrje, ai kërkoi të largohet së bashku me familjen. “Kërkoj të largohem një orë më parë me familjen time”, tha ai.
Top Channel