Ndodh mrekullia pas 35 vitesh! Edi Rama: Ulim cmimin, sa sa do paguajme energjine elektrike

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar uljen e çmimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë.

Çmimi i ri i energjisë ulet nga 9.5 Lekë në 8.5 Lekë për konsumin 700 KWH, pra ulet me 1 Lek.

Ndërsa për konsumin mbi këtë fashë tarifa do të jetë e pandryshuar, 9.5 Lekë.

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat pas miratimit të vendimit të ERE për uljen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë.

Rama është shprehur se kjo është hera e parë që ndodh në 35 vite, duke shtuar se është në kundërtendecë me atë çfarë po ndodh në rajon apo kontinent, ku theksoi se çmimet për energjinë elektrike po rriten.

“Do të ndajmë me publikun një arritje që është nga domethënëset e qeverisëse sonë, uljen e parë në historinë e këtyre 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike. Është një fakt i cili na mbush me krenari, po të marrim parasysh se nga çfarë humnere e kemi nisur ngjitjen deri në këtë pikë.

Bordi i Entit Rregullator merr vendimin: Ja sa do të jetë çmimi i energjisë elektrike
Nga ana tjetër, po të marrim parasysh se ulja e çmimit të energjisë në kohët e sotme është në kundërtendecë të plotë me rajonin dhe kontinentin ku jetojmë,

ku çmimet e energjisë janë rritur. Kjo masë është më shumë se sa e mirëmenduar, e diskutuar gjerësisht në të gjitha nivelet. Histori 10 vjeçare përpjekjesh, kini parasysh disa fakte. Fakte qe nuk dalin zakonisht në ekran dhe portal se janë më shumë të interesuar për spektaklin e gjysmë të vërtetave.”- tha Rama.