Ditën e martë, 7 janar, në rrjetet sociale qarkulluan shumë mesazhe të ndjera nga punonjës të Top Media të cilët shkruanin për ndarjen nga jeta në mënyrë të beftë dhe të parakohshme për Ketin, gruaja e cila prej 20 vitesh punonte në lokalin e kompanisë në banak.
Alketa Miraka, ose siç të gjithë e njihnin, Keti, punonjëse e Top Channel është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të 7 janarit.
Largimi i saj nga jeta në moshën 50-vjeçare la pas shumë dhimbje, tek familja, miqtë dhe kolegët.
Ledion Liço mbrëmjen e djeshme në Big Brother Vip i ka shprehur publikisht në emër të Top Channel ngushëllimet e sinqerta familjarëve të saj dhe të gjithë atyre që e deshën fort.
“Një ngjarje na ka tronditur të gjithëve… Ne të Top Channel mësuam që një kolege e jona që prej vitesh kontribuon në Top Channel, Keti, ndërroi jetë. E di që në këto çaste është duke buzëqeshur me engjëjt, do doja që t’i shprehim në emër të Top Channel ngushëllime familjes së saj. Buzëqeshje si të Ketit janë të rralla, lum ata lart që po i shijojnë sonte”, tha ai.